Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Kundër rritjes së çmimeve, protestë para kryeministrisë (VIDEO)

Lapsi.al 29 March 2022
Kundër rritjes së çmimeve, protestë para

Qytetarët i janë rikthyer sot sërish protestave kundër rritjes së çmimit të naftës dhe produkteve ushqimore.

Ata janë mbledhur para kryeministrisë ndërsa shtojnë se do të gjenden në shesh çdo ditë deri në momentin që kërkesat e tyre të plotësohen.

Protestuesit thonë se kërkesat e tyre janë të pandryshuara nga protestat e mëhershme.

Një vajzë tregon se po mobilizohen sërish.

"Po rimobiliziohemi sërish, me të njëjtat kërkesa, çmimet po ndryshojnë çdo ditë. Sa i përket çmimeve të ushqimeve po rriten çdo ditë. Jemi në të njëjtën situatë si më parë. Çmimi i naftës ra, pastaj u rrit sërish. Javën e fundit ka shkuar në rritje. Protesta ka një impakt shumë të madh."- tha një vazjë në protestë.

Sa i përket pjesëmarrjes së ulët para kryeministrisë, e reja tha se se numri i qytetarëve të pranishëm do të rritet në vijim.

"Në vijim do të ringrihemi sërish siç kemi qenë më parë.”- tha ajo.

Kujtojmë se rreth një muaj më parë qytetarët u ngritën në protestë kur çmimi i naftës kapi shifrën 270 lekë/litër. Gjithashtu edhe çmimi i ushqimeve u rrit duke bërë që qytetarët, mes tyre edhe studentë të cilët bojkotuan mësimin të bllokojnë rrugët e gjithë vendit.

Qeveria ngriti një bord për çmimet ndërsa duket se asgjë nuk është në favor të qytetarëve pasi çmimet po rriten çdo ditë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI