Flash

Pista e hetimit ndaj Nuredin Dumanit merr një kthesë të papritur, dyshohet se u nxorr në pritë

Lapsi.al 30 March 2022
Pista e hetimit ndaj Nuredin Dumanit merr një kthesë të papritur,

Arrestimi i të shumëkërkuarit nga policia Nuredin Dumani ishte kryefjala e mbrëmjes së djeshme, i cili dyshohet se është implikuar në atentatin ndaj BMW-së në fshatin Papër të Elbasanit.

Burime nga prokurori e Elbasanit bëjnë me dije se ka dyshime të forta se Nuredin Dumani është nxjerrë në pritë nga njerëz të afër të tij.

Po ashtu forcohet pista se personi i cili ka kryer atentatin ndaj tij nuk ka qenë Talo Çela siç është përmendur në media.

Lexo më tej: Banditët Talo Çela dhe Nuredin Dumani lajnë hesapet me Kallashnikov në Elbasan (FOTO&VIDEO) 

Prokurori dhe Gjykatësi i Elbasanit do të shkojnë në spitalin në kryeqytet për t’i komunikuar masën Nuredin Dumanit ndërkohë që mësohet se ai sot do ti nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale për shkak të plagës se marr si pasojë e plumbave.

Mbi Dumanin rëndojnë akuzat e 7 vrasjeve, të cilat nisën fill pas grabitjes së Rinasit në prill të 2019-ës. Nuredin Dumani u arrestua nga forcat speciale në Fier, pas një telefonate që mbërriti në numrin pa pagesë të Policisë së Shtetit 129, ku raportohej për një person të plagosur.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI