Flash

Gjatë seancës nuk foli asnjë fjalë, gjykata lë në burg Nuredin Dumanin, e dashura kosovare dhe mjekët ende pa masë sigurie

Lapsi.al 1 April 2022
Gjatë seancës nuk foli asnjë fjalë, gjykata lë në

Gjykata e Elbasanit e caktoi sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Nuredin Dumanin në spitalin e Traumës në Tiranë ku ai po kurohet për shkak të plagëve që mori tre ditë më parë ku u plagos në një atentat në zonën e Papërit.

Dumani u arrestua disa orë më vonë në banesën që kishte marrë me qira në Fier ku po merrte ndihmën e parë mjekësore. Asnjë gjurmë nga atentatorin e tij që dyshohet të jetë ish-miku i tij Talo Çela, sot armik, ose një person i paguar prej tij.

Mesohet se gjatë seancës Nuredin Dumani nuk ka folur asnjë fjalë duke pranuar dënimin në heshtje.

Ndërkohë pritet që në ditët në vijim, trupi gjykues të caktojë një seancë të veçantë për të njoftuar masën për të dashurën e Dumanit dhe mjekët që e ndihmuan të mjekohet natën e atentatit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI