Flash

Guvernatori rus akuzon Ukrainën për sulmin ndaj depove të naftës

Lapsi.al 1 April 2022
Guvernatori rus akuzon Ukrainën për sulmin ndaj depove të

Guvernatori rajonal i qytetit rus të Belgorod ka akuzuar helikopterët ushtarakë ukrainas se kanë sulmuar një depo nafte në qytet. Vyacheslav Gladkov tha se zjarri, i cili shpërtheu të premten në mëngjes, ishte shkaktuar nga sulmet ajrore të dy helikopterëve ukrainas. Ai raportoi më herët se ishin lënduar dy persona, por jashtë rrezikut për jetën.

"Banorët e rrugëve aty pranë u evakuuan, ndërsa zjarrfikësit po përpiqeshin të shuanin me flakët", tha Gladkov.

Kjo vjen vetëm dy ditë pasi rajoni pa shpërthime në një ndërtesë magazinimi armësh. Belgorod ndodhet në veri të kufirit me Ukrainën.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI