Flash

Buta tërhiqet nga të gjithë koncertet e kësaj vere

Lapsi.al 15 July 2022
Buta tërhiqet nga të gjithë koncertet e kësaj vere

Buta ka qenë në vëmendjen e publikut kohët e fundit, si pasojë e një ngjarjeje të rëndë ku u përfshi vëllai i tij. Qëndrim Januzi, vëllai i reperit, akuzohet për vrasjen e 30-vjeçarit Gazmend Hyseni. Mirëpo, lidhur me këtë ngjarje, Buta ka bërë sërish një reagim së fundmi.

Ai ka publikuar një Instastory, ku ka bërë me dije se familja e tij shpreh shumë keqardhje për fatkeqësinë që ka ndodhur.

Jo vetëm kaq por ai bën me dije se do të anulojë të gjitha datat e koncerteve që kishte planifikuar në këtë sezon veror.

“Për shkak të rastit që ka ndodhur, si shenjë respekti ndaj familjes Hyseni kemi vendosur me i anuluar të gjitha datat deri në një kohë të pacaktuar. Gjithashtu e gjithë familja jonë shpreh shumë keqardhje për fatkeqësinë që ka ndodhur”,- shkruan Buta në postimin e tij.

Më herët, reperi publikoi një tjetër postim, ku shkroi se ishte falënderues për mesazhet mbështetëse për vëllanë e tij.

“I falënderoj krejt për mesazhet mbështetëse për Qëndrimin, se nuk po mundem me ua kthyer krejtve. E mediave portaleve e gazetarëve duhet me iu ardhë marre për krejt këto rrena, shpifje e njëllosje që mezi presin me i shpik për dy klikime më shumë. Shyqyr njerëzit janë të mençur e shohin përtej rrenave të juaja e nuk ndikohen kaq shumë sa doni ju”

Të këshilluara

Netflix bashkohet me Microsoft

Netflix është bashkuar me Microsoft për të ofruar një plan abonimi më të lirë për klientët, që do të shfaqë reklama. Gjigandi i transmetimit thotë se shërbimi ...

14:35

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI