Flash

Aktori i njohur përfshihet në një aksident rrugor

Lapsi.al 25 July 2022
Aktori i njohur përfshihet në një aksident rrugor

Jason Momoa u përfshi në një përplasje me një motoçiklist pranë Calabasas, Los Angeles, të dielënnë mëngjes.

Sipas Patrullës së Autostradës së Kalifornisë, aksidenti ndodhi rreth orës 11 të mëngjesit kur 21-vjeçari Vitaliy Avagimyan goditi pjesën e përparme të majtë të makinës së Momoas dhe u hodh nga motori.

Në incidentin që ndodhi në Rrugën Old Topanga Canyon, "mjotoristi  kaloi mbi vijat e dyfishta të verdha në korsitë dhe shkoi direkt në drejtimin e automjetit të Jason Momoa".

"Si rezultat i kësaj përplasjeje, Avagimyan u hodh nga motoçikleta e tij," thanë autoritetet, duke shtuar: "Pas përplasjes aktori doli nga automjeti i tij për të ndihmuar Avagimyan dhe ishte në gjendje të  telefononte 911."

Menjëherë pas përplasjes,Vitaliy "u transportua me ambulancë në spitalin e Northridge për trajtim mjekësor për lëndime të lehta, jo kërcënuese për jetën".

Jason ishte i padëmtuar dhe "qëndroi gjatë gjithë hetimit".Sipas Hollywood Life, aktori 42-vjeçar thuhet se ishte duke vozitur në një Oldsmobile të vitit 1970./Lapsi.al

Të këshilluara

Elon Musk: Nuk kam bërë seks prej vitesh

Elon Musk ka mohuar pretendimet se ai kishte një lidhje me gruan e bashkëthemeluesit të Google Sergey Brin në dhjetorin e kaluar, gjë që dyshohet se çoi në divo...

10:54

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI