Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Brad Pitt habit me veshjen e tij në premierën e filmit

Lapsi.al 2 August 2022
Brad Pitt habit me veshjen e tij në premierën e filmit

Brad Pitt është një ndër aktorët më të dashur dhe simpatik të Hollywood-it. Më herët, ai habiti me paraqitjen e tij në premierën e filmit “Bullet Train”. Ai kishte veshur një fund, gjë që i la të gjithë pa fjalë.

Brad i tha Revistës Variety: “Nuk e di! Ne të gjithë do të vdesim, kështu që le ta ngatërrojmë paksa situatën”.

Brad kishte veshur gjithashtu një këmishë rozë si dhe për aksesor kishte vënë një varëse. Jo vetëm kaq por ai ishte kombinuar duke veshur edhe një palë çizme të zeza. Pjesë e kastit të filmit “Bullet Train” janë aktorë si: Joey King, Sandra Bullock, Aaron Taylor-Johnson, Logan Lerman, Michael Shannon, Zazie Beetz dhe Bad Bunny.

Të këshilluara

Rikthehet Justin Bieber

Justin Bieber u rikthye së fundmi në skenë në Itali në Festivalin Veror Lucca, duke shënuar performancën e tij të parë në gati dy muaj pasi iu desh të anulonte ...

17:13

Britney Spears përfundon shkrimin e librit

Britney Spears thuhet se ka përfunduar së shkruari atë që premton të jetë një bombë e kujtimeve të një njeriu të famshëm – por data e publikimit të tij me sa du...

10:06

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI