Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Chris Rock, kundër pajtimit me Will Smith

Lapsi.al 4 August 2022
Chris Rock, kundër pajtimit me Will Smith

Chris Rock po merr kohën e tij kur është fjala për të folur me Will Smith.

Pas publikimit të videos së faljes së Smith , e cila erdhi katër muaj pasi ai goditi komedianin në skenën e Oscar 2022, një burim ka treguar se ai nuk dëshiron të flasë me aktorin.

"Chris nuk ka plane të kontaktojë Will," u shpreh burimi.  "Smith ka nevojë për faljen e publikut, jo Chris."

Të premten, Will  publikoi një video në kanalin e tij në YouTube, ku i kërkoi një falje tjetër publike Rock-ut, familjes dhe miqve të tij. Gjatë mesazhit, aktori i 'Fresh Prince of Bel-Air ' zbuloi se kishte tentuar të komunikonte me Rock, por iu tha seai  nuk ishte gati të fliste me të.

"Është e gjitha e turbullt," shtoi ai për incidentin . "Chris, të kërkoj falje. Sjellja ime ishte e papranueshme dhe unë jam këtu duke të të pritur që të bisedojmë."

Smith gjithashtu tregoi se gruaja e tij, Jada Pinkett Smith, nuk i kërkoi atij që të godiste komedianin  pasi ky i fundit bëri një shaka për  të. "Unë bëra një zgjedhje vetë nga përvojat e mia, nga historia ime me Chris. Jada nuk kishte asnjë lidhje me të."

"Unë e urrej kur i zhgënjej njerëzit. Kështu që më dhemb, më lëndon psikologjikisht dhe emocionalisht të di se nuk i përshtatesha imazhit dhe përshtypjes së njerëzve për mua. Jam thellësisht i penduar dhe po përpiqem të jem i penduar pa pasur turp nga vetja.

"Unë jam njeri dhe kam bërë një gabim dhe po përpiqem të mos mendoj keq për veten time.E di që ishte konfuze, e di që ishte tronditëse, por ju premtoj se jam thellësisht i përkushtuar për të vendosur dritën, dashurinë dhe gëzimin në botë.Dheju premtoj se unë dhe Chris do të jemi përsëri miq."

Rock, nuk e ka adresuar publikisht faljen. Megjithatë, ai ka bërë shaka për situarën. Të premten, disa orë pas publikimit të videos, aktori vuri Smith një pseudonim të ri.

Sipas raporteve të shumta, Rock iu referua, gjatë setit të tij në Atlanta , aktort  si "Suge Smith" ,pronari i shtëpisë  diskografike i cili njihet për historinë e tij të dhunës.

“Të gjithë po përpiqen të jenë viktimë ,” tha ai. "Nëse të gjithë pretendojnë se janë viktimë, atëherë askush nuk do t'i dëgjojë viktimat e vërteta. Edhe mua, i cili u godit nga Suge Smith.Kushdo që thotë se fjlaët lëndojnë nuk është goditur kurrë me grusht në fytyrë”, përfundoi komediani./Lapsi.al

Të këshilluara

Loredana dhe Noizy sërish në bashkëpunim

Janë përfolur kaq shumë për marrëdhënien që kanë me njëri-tjetrin, bashkëpunimin “Heart Attack” që na ngeli në mendje të gjithëve dhe për suksesin e jashtëzakon...

11:01

Bora Zemani konfirmon largimin nga Përputhen

Bora Zemani ka konfirmuar ditën e sotme zërat për largimin nga emisioni i njohur “Përputhen”. Me anë të një videoje të publikuar në Instagram Bora ka bërë me di...

10:07

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI