Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Chrissy Teigen dhe John Legend sërish në pritje të një fëmije

Lapsi.al 4 August 2022
Chrissy Teigen dhe John Legend sërish në pritje të një

Chrissy Teigen dhe John Legend janë në pritje të një bebushi, gati dy vjet pasi pësuan humbjen e një fëmije kur Chrissy ishte 20-javëshe shtatzënë.

Teigen e bëri njoftimin në Instagram dje përmes disa fotove ku tregon barkun e rrumbullakosur, e veshur me të brendshme të tejdukshme.

"Vitet e fundit kanë qenë paksa një mjegull emocionesh, por gëzimi ka mbushur shtëpinë dhe zemrat tona përsëri," -shkroi ajo. “1 miliard përpjekje më vonë kemi një tjetër rrugës. Çdo takim te mjeku i kam thënë vetes: "Ok nëse është i shëndetshëm sot, do ta njoftoj lajmin" por më pas marr frymë për të dëgjuar një rrahje zemre dhe vendos se jam ende shumë nervoze".

Modelja e Sports Illustrated tha se ajo ende ndjen hezitim duke pasur parasysh humbjen e fëmijës së saj dhe Legend, Jack, në tetor 2020, por shpjegoi se po mundohet t'i kalojë ato emocione.

Në vjeshtën e vitit 2020, ndërsa Teigen ishte shtatzënë me Jack, tha se ajo duhej të shtrohej në spital dhe të merrte transfuzion gjaku pasi kishte përjetuar gjakderdhje të tepërt. Më pas njoftoi lajmin e dhimbshëm se Jack nuk ia kishte dalë. Më shumë se një vit më vonë, Teigen njoftoi se po i nënshtrohej fekondimit in vitro për të provuar të mbetej sërish shtatzënë. Ajo dhe Legend kanë edhe dy fëmijë të tjerë, vajzën 6-vjeçare Luna dhe djalin Miles, 4 vjeç.

Të këshilluara

Loredana dhe Noizy sërish në bashkëpunim

Janë përfolur kaq shumë për marrëdhënien që kanë me njëri-tjetrin, bashkëpunimin “Heart Attack” që na ngeli në mendje të gjithëve dhe për suksesin e jashtëzakon...

11:01

Bora Zemani konfirmon largimin nga Përputhen

Bora Zemani ka konfirmuar ditën e sotme zërat për largimin nga emisioni i njohur “Përputhen”. Me anë të një videoje të publikuar në Instagram Bora ka bërë me di...

10:07

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI