Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Aktorja e njohur zbulon detaje nga romanca me Johnny Depp

Lapsi.al 5 August 2022
Aktorja e njohur zbulon detaje nga romanca me Johnny Depp

Së fundmi janë zbuluar të tjera detaje nga dëshmia e ish partneres së Johnny Depp,Ellen Barkin gjatë gjyqit për shpifje kundër Amber Hear.

Në dokumentet e gjykatës të punlikuara nga Daily Mail, Barkin ka folur më shumë për romancën e saj me Johnny duke zbuluar se ai i jepte drogë gjatë momenteve intime.  Aktorja u shpreh gjithashtu se kishte "gjithmonë një atmosferë dhune rreth tij" dhe "thjesht shumë bërtitje". Megjithatë, ajo shtoi se aktori  ishte "i dashur" dhe "dukej si dikush që kujdesej për njerëzit përreth tij".

Depp – i cili tha disa herë nën betim se nuk ka goditur kurrë asnjë grua, fitoi çështjen e shpifjes kundër ish-bashkëshortes Amber Heard dhe iu dha më shumë se 10 milionë dollarë dëmshpërblim.

Juria zbuloi se Heard shpifi për tënë artikullin e saj të vitit 2018 për dhunën në familje, megjithëse ajo nuk e përmendime emër në artikull. Por, Amber fitoi  fitoi një nga pretendimet e saj kundër padive për shpifje, duke i dhënë 2 milionë dollarë dëmshpërblim. Ata të dy tani po apelojnë vendimet.

Një tjetër nga ish-të dashurat e famshme të Depp që dëshmoi gjatë gjyqit ishte supermodelja britanike Kate Moss, e cila hodhi poshtë aludimet se ai e kishte shtyrë atënga shkallët . Muajin e kaluar, Moss shpjegoi pse u shfaq për të dëshmuar për Depp.

"Unë e di të vërtetën për Johnny. E di që ai kurrë nuk më rrëzoi nga shkallët. Më duhej ta thosha këtë të vërtetë," deklaroi modelja në një intervistë me Desert Island Discs të BBC Radio 4./Lapsi.al

Të këshilluara

Trendet që nuk duhen humbur këtë verë

Është e vështirë të shpëtosh nga tendencat e panumërta të verës 2022 që keni parë gjatë gjithë sezonit: pantallonat Cargo, nallanet, jorts, fustanet e thurur et...

12:02

Zgjidhet cështja e pasurisë së Prince

Një gjykatës në Minesota ka vendosur saktësisht se si do të shpërndahet pasuria prej 156 milionë dollarësh e Prince duke i dhënë fund një beteje gjyqësore gjash...

17:38

Aktorja e njohur, nënë për herë të parë

Aktorja e njohur, Gina Rodriguez do të bëhet nënë për herë të parë. Lajmi u konfirmua nga vetë aktorja përmes një video në rrjetin social,Instagram."Kjo ditë...

16:36

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI