Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Zgjidhet cështja e pasurisë së Prince

Lapsi.al 4 August 2022
Zgjidhet cështja e pasurisë së Prince

Një gjykatës në Minesota ka vendosur saktësisht se si do të shpërndahet pasuria prej 156 milionë dollarësh e Prince duke i dhënë fund një beteje gjyqësore gjashtëvjeçare.

Sipas dokumenteve ligjore, të marra nga ET, gjyqtari Kevin W. Eide në Distriktin e Parë Gjyqësor të Minesotës vendosi të hënën që pasuritë e këngëtarit të ndjerë të shpërndaheshin midis gjysmëvëllezërit e motrave të Prince (Sharon Nelson, John Nelson dhe Norrine Nelson) familjeve të tyre,këshilltarëve dhe kompanisë muzikore Primary Wave.

Sipas ligjit, d Comerica Bank & Trust (administratori i caktuar nga gjykata që trajtoi çështjet e pasurisë gjatë kohës që çështja e verifikimit ishte në proces gjyqësor) do të marrë 3 milion dollarë "si rezervë për të siguruar që mund të paguajë kostot dhe shpenzimet që lidhen me mbylljen e pasurisë , duke përfshirë përgatitjen e deklaratave tatimore, tarifat profesionale dhe çdo shpenzim tjetër gjyqësor.

Prince, i cili vdiq në prill 2016, nuk la pas testament dhe nuk kishte fëmijë apo bashkëshort./Lapsi.al

Të këshilluara

Aktorja e njohur, nënë për herë të parë

Aktorja e njohur, Gina Rodriguez do të bëhet nënë për herë të parë. Lajmi u konfirmua nga vetë aktorja përmes një video në rrjetin social,Instagram."Kjo ditë...

16:36

Chris Rock, kundër pajtimit me Will Smith

Chris Rock po merr kohën e tij kur është fjala për të folur me Will Smith. Pas publikimit të videos së faljes së Smith , e cila erdhi katër muaj pasi ai godi...

13:40

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI