Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Zbulohen detaje të reja nga gjyqi i Amber Heard dhe Johnny Depp

Lapsi.al 4 August 2022
Zbulohen detaje të reja nga gjyqi i Amber Heard dhe Johnny Depp

Së fundmi janë zbuluar më shumë detaje për  padinë e diskutueshme të Johnny Depp për shpifje kundër Amber Heard.

Dy muaj pasi Heard u shpall fajtore për cështjen e shpifjes, më shumë se gjashtë mijë faqe dokumente paragjyqësore u zbuluan dhe u bënë publike, duke hedhur dritë mbi çështjet që avokatët e të dyja palëve donin t'i përjashtonin nga juria. Midis dosjeve gjyqësore përfshinin akuza tronditëse nga Depp dhe Heard.

Në dokumentet gjyqësore të marra dhe të shqyrtuara nga The Daily Beast dhe New York Post, avokatët e Heard argumentuan që të ndalonin ekipin ligjor të aktorit që të paraqiste  "fotografitë nudo të Amber Heard" në prova për gjyqin televiziv, duke thënë se ishte "çështje personale të parëndësishme". " Gjëra të tjera që ata kërkuan të përjashtonin nga juria përfshinin një video nga një reality show ku shfaqej motra e Heard, Whitney Henriquez dhe një histori e "marrëdhënieve të tyre romantike të së kaluarës".

Amber Heard akuzohet se ka punuar si "shoqëruese" përpara se të takonte Johnny Depp

Sipas dokumenteve të pavulosura, avokatët e aktores argumentuan gjithashtu për të përjashtuar "punën e saj si një kërcimtare ekzotike vite përpara se të takonte zotin Depp" nga gjyqi. Në dosje, avokatët pretenduan se ekipi ligjor i Depp po kërkonte ta prezantonte atë si provë "për të sugjeruar ose nënkuptuar në mënyrë joserioze dhe keqdashëse se zonja Heard ka qenë një eskort", sipas The Daily Beast.

Avokatët e Amber Heard pretenduan se Johnny Depp vuante nga mosfunksionimi erektil

Avokatët e Heard pretenduan se Johnny vuante nga mosfunksionimi erektil dhe se "gjendje e tillë është absolutisht e rëndësishme për dhunën seksuale, duke përfshirë zemërimin e zotit Depp dhe përdorimin e një shishe për përdhunimin e Amber.". Mirëpo,në gjyqin në Virxhinia, ai i mohoi akuzat për abuzim seksual.  E tmerrshme,qesharake,poshtëruese. Në mënyrë të paimagjinueshme brutale, mizore dhe e gjitha false."/Lapsi.al

 

Të këshilluara

Chris Rock, kundër pajtimit me Will Smith

Chris Rock po merr kohën e tij kur është fjala për të folur me Will Smith. Pas publikimit të videos së faljes së Smith , e cila erdhi katër muaj pasi ai godi...

13:40

Loredana dhe Noizy sërish në bashkëpunim

Janë përfolur kaq shumë për marrëdhënien që kanë me njëri-tjetrin, bashkëpunimin “Heart Attack” që na ngeli në mendje të gjithëve dhe për suksesin e jashtëzakon...

11:01

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI