Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Madonna rrëfehet si kurrë më parë

Lapsi.al 12 August 2022
Madonna rrëfehet si kurrë më parë

Këngëtarja me famë botërore, Madonna është rrëfyer si asnjëherë më parë. Ajo ka zbuluar një incident që i ka ndodhur në fillimet e karrierës së saj.

Madonna ka ndarë një histori që i ka ndodhur në ndarjen e parë të çmimeve të MTV në vitin 1984, ku ajo performoi hitin “Like A Virgin”.

Ajo tregoi për Jimmy Fallon se këpucët i kishin rënë.

“Po ecja nëpër shkallët shumë të pjerrëta dhe arrita në fund dhe fillova të kërceja, kurse këpucët e bardha më ranë”, tha ajo

“Po përpiqesha ta bëja këtë lëvizje të qetë, si zhytja, për një këpucë dhe ta bëja të dukej sikur ishte koreografi dhe rrobat e mia u kthyen lart, ndërsa të pasmet e mia dolën në pah. Mund ta imagjinosh?”, e pyeti Jimmy.

“Ishin ato ditët kur nuk guxonit të tregonit të pasmet nëse dëshironit të kishit një karrierë. Tani është e kundërta”, theksoi Madonna

“Mirëpo, kur u largova nga skena, menaxheri im më tha se karriera ime kishte mbaruar”, vijoi këngëtarja e njohur.

Mirëpo pas asaj performance, karriera e Madonnës u rrit goxha dhe mori një tjetër vrull

Tani ajo po vijon me regjinë e filmit të saj biografik, që ende nuk dihet se kur do të publikohet.

Të këshilluara

Steve Martin njofton largimin nga aktrimi

Aktori Steve Martin zbuloi në një intervistë të re se mund të tërhiqet nga aktrimi. Ai aktualisht luan në serialin Hulu, 'Only Murders In The Building' së ba...

15:22

Noizy dhe Duda miq apo armiq

Noizy dhe Duda kanë marrë sërish vëmendje së bashku. Pasi patën hatërmbetje mes njëri tjetrit, tashmë raporti i tyre është rregulluar. Jo vetëm kaq por kujtojmë...

13:22

Plagoset Vali Corleone

King Valentino Corleone i cili njihet në rrjetet sociale me nofkën Vali Corleone, kishte kohë që nuk përflitet për bëmat e tij. Bëma të cilat dikur e kthyen ...

13:16

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI