Flash

Dr Dre zbulon detaje rreth aneurizmës së trurit: Mendonin se do vdisja

Lapsi.al 21 August 2022
Dr Dre zbulon detaje rreth aneurizmës së trurit: Mendonin se do vdisja

Dr Dre foli së fundmi rreth aneurizmës së trurit që pësoi në janar 2021 e cila desh i mori jetën.

Dre bëri zbulimin befasues në podcastin Workout the Doubt, ku ai diskutoi më në detaje frikën mjekësore. Reperi i tha prezantuesit Dolvett Quince se, ndërsa ishte në spitalin Cedars-Sinai, askush nuk u lejua ta vizitonte sepse shtrimi në spital erdhi në mes të pandemisë.

"Por ata lejuan familjen time të hynte,"u shpreh ai. “E mora vesh më vonë, ata i thirrën që të mund të jepnin lamtumirën e fundit sepse menduan se do të vdisja.

Reperi shpjegoi se kishte frikë të madhe se ai nuk do të zgjohej nëse binte në gjumë, kështu që stafi i spitalit bëri përpjekje të mëdha për  shëndetin e tij.

“Për shkak të asaj që po ndodhte në trurin tim, ata duhej të më zgjonin çdo orë për dy javë për të bërë këto teste”, kujton ai.

Gjithashtu në podcast, Dre foli për punën në filmin biografik të Marvin Gaye What's Poing On. Dre që po prodhon së bashku me Jimmy Iovine dhe Andrew Lazar. Allen Hughes është regjisori dhe Marcus Gardley (The Color Purple) po merret me skenarin./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Johnny Depp rikthehet në MTV VMAs

Sipas raportimeve të mediave, Johnny Depp thuhet se do të shfaqet si "Moonman" në MTV Video Music Awards (VMA). Të shtunën, TMZ raportoi se një burim i lidhu...

13:04

FBI heq dorë nga hetimi për Brad Pitt

FBI nuk pritet të rihapë hetimin për Brad Pitt pasi një raport u zbulua këtë javë, sipas një miku të aktorit. “Statuti i kufizimeve ka kaluar shumë dhe ata k...

11:25

Martohen sërish JLO dhe Ben Affleck

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u martuan përsëri, këtë herë para miqve dhe familjes së tyre në pronën e aktorit në Gjeorgji të shtunën në mbrëmje . Të ftuari...

10:22

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI