Flash

Pas incidentit në Oscars, Will Smith rikthehet në rrjetet sociale

Lapsi.al 23 August 2022
Pas incidentit në Oscars, Will Smith rikthehet në rrjetet sociale

Aktori, Will Smith është rikthyer në rrjetet sociale pas incidentit me komedianin Chris Rock në Oscars 2022.

Të premten, aktori bëri paraqitjen e tij të parë në Instagram duke postuar një video humoristike me një gorrillë.

“Unë po përpiqem të rikthehem në rrjetet sociale”, ka shkruar Smith në videon e ndarë.

Fansat e tij shprehën mbështetjen e tyre për kthimin e aktorit.“Do të të mirëpresim përsëri o njeri! Na ke munguar! Të gjithë kalojnë sfida. Ju jeni njerëzor, ashtu si ne të tjerët!” ka shkruar një fans.

Një tjetër komentoi: “Ne të gjithë bëjmë gabime. Kthehu vëlla.”

"Bota ka nevojë për praninë tuaj dhe jo për përsosmërinë tuaj," shtoi një përdorues.

 

Para postimit, Will publikoi në lloagrinë e tij në Youtube ku adresonte incidentin me Rock.

Në klip, ai iu përgjigj disa pyetjeve të fansave rreth ngjarjes dhe tregoi se kishte kontaktuar komedianin, por ai nuk ishte gati të fliste.

"Kam kontaktuar me Chris dhe më thanë ai nuk është gati të flasë dhe kur të jetë, ai do të kontaktojë," u shpreh ai. “KChris, të kërkoj falje. Sjellja ime ishte e papranueshme.”

Aktoi i "Princi i freskët i Bel-Air" gjithashtyu dha dorëheqjen nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit dhe u ndalua nga aktivitetet e saj për 10 vitet e ardhshme./Lapsi.al

Të këshilluara

Beyonce shfaqet e veshur nga Kujta & Meri

Beyonce i mahniti të gjithë kur u shfaq e veshur me një krijim nga silistët shqiptarë Kujta & Meri në ditëlindjen e Diddy-t në dhjetor të 2019-ës. Kjo u pas...

13:31

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI