Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Berisha: Një thirrje për Mark Zuckerberg dhe Elon Musk

Lapsi.al 13 January 2023
Berisha: Një thirrje për Mark Zuckerberg dhe Elon Musk

Kreu i PD tha se vetëm një revolucion mund ta rrëzojë këtë regjim. Berisha denoncoi Ramën se ka “shpikur një aplikacion që mat like dhe komentet e punonjësve të administratës, që i bëjnë qeverisë në rrjetet sociale”.

Sipas tij Rama kërcënon se do të shkarkojë nga puna këdo që nuk pëlqen dhe nuk komenton postimet e qeverisë në rrjetet sociale.

“Sipas njëri variant, kanë paguar dy herë të nijetin objekt, por sipas një varianti tjetër, kjo është e pavërtetë, ka zbatuar një vendim gjykate dhe se është një hakmarrje midis zyrtarëve në nivele të ndryshme. Në rast se është varianti i parë është një krim i shëmtuar, nëse është varianti i dytë përbën sërish një krim të rëndë, sepse organizohen kurthe.

Unë jam marrë me këtë problem, por meqenëse kam lexuar dy materiale, në të dy variantet ne po bëjmë verifikimin e tyre, sapo të bëjmë verifikimin, do kemi qëndrimin përfundimtar për këtë çështje.

Të gjitha këto, rrëzojnë jo një, por tre qeveri. Edi Rama kalon sikur s’ka ndodh asgjë. Në vend të një dorëheqje të menjëhershme për rastin Klosi, për rastin Fero, mashtrojnë. Nuk ka zgjidhje tjetër veç një revolucioni për të përmbysur këtë regjim.

Edi Rama kundër përgjigjeve të këtyre skandaleve organizon darkën famëzezë me shefat e komisariateve të vendit, e cila është në shkelje flagrante të ligjit mbi statusin e policisë.

Ftoj demokratët të hapin një regjistër të veçantë për çdo shef komisariati dhe të regjistrojnë çdo akt të tij.

Pasi largoi drejtorin e shërbimit informativ për në SHBA dhe emëroi njeriun e tij, militant të PS, shndërroi shërbimin informativ në institucion të PS, ky kaloi dhe në policinë e shtetit me këtë platformë. Zgjidhjen do ta japë vetëm revolucioni demokratik.

Sa tunele mund të jenë të mbushura me arka me euro, vetëm revolucioni mund ta sqarojë.

Së fundmi, duhet të dënoj me forcën më të madhe terrorin digjital, që po ushtrohet mbi administratë nga Rama. Gjatë kësaj javë është shpërndarë një aplikacion të cilin do ta quaja aplikacion terrori digjital ndaj punonjësve, në funksion të të cilit janë regjistrimi i Like dhe komenteve. Ky përbën terror psikologjik mbi punonjësit, ky vendim absurd u mor nga Rama pasi e pa vetën të tejkaluar nga Berisha në bilancin e 2022 në botën digjitale dhe nuk ia doli dot me gjithë blerjet like dhe hapur adresa falso, tani kaloi në një akt të paimagjinueshëm, për të fituar garën duke detyruar çdo punonjës për të bërë like dhe komente dhe duke ia mat me aplikacion.

I bëj thirrje Zuckenberg dhe Musk të ndëshkojë këtë praktikë të abuzimit me rrjetet e tyre sociale nga një njeri që s’ka asnjë parim.

Çdo shqiptar e ka marrë vesh që ky është hajdut i papërmbajtur. A e vutë re që ky bëri gjithçka për të fshehur Alda Klosin?! S’ja nxorën emrin në fillim se i funksionoi me Damian Gjiknurin dhe disa prej tyre. Ata janë vjedhës sepse e dinë se ku ka para. I kanë mbyllur të gjitha vetë, për të mos i dalë të kompromentuar ministrat.”, u shpreh ai.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI