Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Berisha: Presion e para tek Kushtetuesja për të shpëtuar Xhaçkën

Lapsi.al 17 January 2023
Berisha: Presion e para tek Kushtetuesja për të shpëtuar

Ndërsa nesër Gjykata Kushtetuese mblidhet për të shqyrtuar nëse mbrojtja që maxhoranca i bëri në Kuvend Olta Xhaçkës lidhur me kërkesën e opozitës për të dërguar në Kushtetuese mandatin e ministres, Sali Berisha doli sot në media me akuza të rënda.

Mandati i Xhaçkës, Shehaj: Parlamenti shkel Kushtetutën, merr atributet e Gjykatës Kushtetuese 

Sipas Berishës, eksponentë të fuqishëm në PS dhe pranë saj janë angazhuar maksimalisht për të ndikur vendimin e Gjykatës Kushtetuese nesër.

PS mburojë e Olta Xhaçkës, refuzon Kushtetuesen për çështjen e hotelit në Dhërmi 

Berisha foli me emra. Armand Josifi, personi i kërkuar për vjedhje miliarda euroshe me call center-at; Artan Agaçi, bashkëshorti i Xhaçkës; Edi Rama dhe vëllai i tij, Olsi. Sipas Berishës, këto persona po provojnë gjithçka për të ndikuar në Gjykatën Kushtetuese.

“Jam sot para jush për të denoncuar me forcën më të madhe përpjekjen e rrezikshme mafioze, mobilizimin e papërmbajtur të Edi Ramës, Olsi Ramës, Amant Josifit, Artan Gaçes, Olta Xhaçkës për ndikime të shumëllojta mbi gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese në vendimin e tyre.

Ky grup i strukturuar ka ndërmarrë dhe po ndërmerr forma antiligjore, antikushtetuese presioni ndaj anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese me qëllim që të përligjin grabitjen përmes firmës së Edi Ramës nga Olta Xhaçka dhe bashkëshorti i saj, të statusit të investitorit strategjik me së paku 5 milionë euro favore." - u shpreh Berisha.

Kryedemokrati shkoi edhe më tej. Ai tha se Armand Josifi po përdor fuqinë e tij financiare për të ndikur tek gjyqtarët, ç'ka nënkupton se po tentohet blerja e tyre.

“Amant Josifi, njeriu që ka vjedhur 2.2 miliardë euro, i lidhur kokë e xhep me Olsi Ramën dhe Olta Xhaçkën, ka mobilizuar potencialin e tij financiar për të ndikuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese." - u shpreh Berisha.

©Lapsi.al 

Të këshilluara

Serbia vazhdon ta mohojë Masakrën e Reçakut

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka vazhduar ta mohojë Masakrën e Reçakut. Daçiç në konferencë për media ka thënë se nuk ka informata se Prokuroria e ...

18:58

Zjarr i madh në Vlorë

Një sipërfaqe e pyllëzuar është përfshirë nga flakët në Vlorë, Policia thotë se rreth orës 18:20, në lagjen “24 Maji”, në afërsi të ish- stacionit të mallrave, ...

19:55

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI