Flash

RENEA hyn në shtëpinë e deputetit të Partisë Socialiste në Fushë-Krujë

Lapsi.al 19 January 2023
RENEA hyn në shtëpinë e deputetit të Partisë Socialiste

Forcat RENEA bastisin vilen e deputetit socialist në Nikël, Rrahman Rraja me urdhër të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Aksioni është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm, sipas gazetarit Artan Hoxha në bazë të një vendimi të gjykatës speciale dhe synonte arrestimin e Ramazan Rrajes, i shpallur në kërkim nga SPAK për atentatin e 1 nëntorit 2019, kundër prokurorit te Durresit Arjan Ndoj dhe Rrumit te Shijakut.

Për të njëjtën çështje është arrestuar Redjan Rraja, nipi i deputetit të Partisë Socialiste.

Makina e prokurorit Arjan Ndoja u qëllua me breshëri automatiku më 1 nëntor në vendin e njohur si “Mbikalimi i Shkozetit”. Aty mbeti i vrarë shoferi i prokurorit, Andi Maloku dhe u plagos miku i tij, Aleksandër Laho, i njohur ndryshe si Rrumi i Shijakut.

Kush është Ramazan Rraja

Ramazan Rraja, nipi i deputetit të Partisë Socialiste të Fushë-Krujës, Rrahman Rraja ka qenë i dënuar për drejtimin e një organizate të trafikut të kokainës, që sipas mediave belge lundronte në para.

Rraja jeton në arrati, pasi mundi të largohej nga Belgjika, por sipas dosjes së prokurorisë belge theksohet se banda trafikonte kokainë nëpërmjet Antëerp-it dhe më pas e shpërndante në të gjithë Evropën Perëndimore si dhe në Turqi e deri në Australi.

Më herët ai ka dalë në kërcënimin e policit Emiljano Nuhu, në rastin e bujshëm të Xhisiela Malokut, e cila u keqtrajtua nga djali i deputetit. Emri i Ramazan Rrajës ka dalë edhe në zhdukjen e Enver Stafukës, pasi ai u shfaq mes grupit që dyshohet se zhduku këtë person.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI