Flash

21 Janari, Artan Hoxha dëshmon në polici: Dy të vrarë janë ende pa autor!

Lapsi.al 23 January 2023
21 Janari, Artan Hoxha dëshmon në polici: Dy të vrarë

Gazetari Artan Hoxha ka dëshmuar në Policinë e Tiranës në lidhje me një audio-përgjim për ngjarjen e 21 janarit. Në përfundim, gazetari Hoxha tha për gazetarët se edhe pse kanë kaluar 12 vite nga ajo ngjarje, mbeten ende pa autor dy vrasjet e Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës.

Për këtë ngjarje tha Hoxha, të vetmit që duhet të japin përgjigje janë kryeministri i asaj kohe, Sali Berisha dhe kryeministri aktual, Edi Rama.

“Ajo që është fakt sot është se 12 vite më pas ne kemi dy të vrarë që janë ekzekutuar para syve të botës dhe janë pa autor.

Përsa kohë këto vrasje janë pa autor, kryeministri i kohës Sali Berisha dhe kryeministri i sotëm Rama duhet të japin përgjigje.

Ajo që unë kam nxjerrë së fundmi, garda jo vetëm nuk ka zbatuar ligjin, por ka ekzekutuar qytetarë të pafajshëm të këtij vendi, i ka ekzekutuar me urdhër.

Aleks Nika është ekzekutuar tek kulla, ka qenë në cepin tjetër të bulevardit.

Përsa kohë këto vrasje janë pa autorë dhe përsa kohë familja e tij nuk ka përgjigje, kryeministri i kohës, Sali Berisha dhe kryeministri Edi Rama duhet të japin përgjigje.

Kush e ka vrarë Aleks Nikën dhe kush e ka vrarë Hekuran Dedën? Duhet të japin përgjigje.

Dimë kush e ka vrarë Ziver Veizin.

Ajo që më intereson është që ti kthehet përgjigje familjareve të viktimave të 21 janarit. Nuk më intereson kush Rama apo Berisha. Të dy së bashku duhet ti japim përgjigje”, tha Hoxha.

Të këshilluara

Rokadë në kupolën e policisë së shtetit

Pas ndryshimeve të drejtorëve, Muhamet Rrumbullaku ka firmosur sot ndryshimin e shefave në disa prej komisariateve të vendit. Në Tiranë është ndryshuar shefi i ...

14:23

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI