Flash

Qyteti kinez regjistron temperaturën -53C

Lapsi.al 24 January 2023
Qyteti kinez regjistron temperaturën -53C

Qyteti më verior i Kinës, Mohe ka regjistruar temperaturën më të ulët të tij që nga fillimi i regjistrimit. Mohe, i njohur si "poli i Veriut i Kinës" është në provincën e Heilongjiang, afër kufirit me Rusinë.

Të dielën, stacioni i tij meteorologjik lokal regjistroi temperaturën rekord të ulët prej -53C në orën 7 të mëngjesit. Temperatura e mëparshme më e ftohtë e regjistruar në qytet ishte -52.3C, në vitin 1969.

Megjithatë, temperatura është ende poshtë nga rekordi kombëtar i Kinës. Temperatura më e ftohtë e regjistruar ndonjëherë në Kinë është -58 gradë Celsius, në qytetin Genhe të Mongolisë në dhjetor 2009.

Mohe nuk është i panjohur për motin e ftohtë. China Daily thotë se qyteti konsiderohet si më i ftohti në Kinë dhe se periudha e tij e dimrit "zakonisht zgjat 8 muaj".

Kjo zonë tërheq turistë gjatë gjithë vitit. Në vitet e kaluara ka organizuar edhe një maratonë dimërore. Në këtë periudhë të vitit, është e zakonshme që qyteti të shohë temperatura mesatare prej -15C. ©LAPSI.al

Map showing Mohe

Tourists at 'China's North Pole'

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI