Flash

Ndërron jetë në punë 50-vjeçari në Portin e Durrësit, i ra infarkt dhe ra mbi ngrohëse

Lapsi.al 13 February 2023
Ndërron jetë në punë 50-vjeçari në Portin e

Një 50-vjeçar, punonjës i portit të Durrësit, ka gjetur vdekjen gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, në vendin e punës. Ngjarja ka ndodhur në terminalin e pasagjerëve të portit detar. Paraprakisht dyshohet se 50-vjeçari ka pësuar një infarkt dhe ka rënë mbi një ngrohëse elektrike. Për pasojë ai ka pësuar dhe djegie në pjesën e përparme te trupit nga rënia mbi ngrohësen elektrike.

Ai është gjetur nga kolegët, që kanë njoftuar autoritetet për ngjarjen. Ndërkohë do të jetë ekspertiza mjeko- ligjore që do të përcaktojë saktësisht shkakun e vdekjes.

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Java nis me kthjellime

Masat ajrore veriperëndimore kanë depërtuar në territorin shqiptar duke diktuar që java të nisë me mot të kthjellët dhe relativisht të ngrohtë. Herë pas here do...

07:53

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI