Flash

Taksistët në Shkodër protestojnë: Nuk ka kontroll, puna e të tjerëve në të zezë po na falimenton

Lapsi.al 17 February 2023
Taksistët në Shkodër protestojnë: Nuk ka kontroll, puna e

Shoferët e taksive të licencuar në Shkodër kërkojnë nga Policia e Shtetit dhe Krimi Ekonomik të bëjnë detyrën dhe të luftojnë informalitetin që po i çon drejt falimentit. Ata tregojnë se taksitë në të zezë punojnë përpara syve të policisë dhe ata nuk marrin masa.

“Dal natën në orën 9 e shkoj në 7 të darkës në shtëpi, 9-12 mijë lekë xhiro. A dojna me jetu, a dojna me majt makinën a me ba letrat. Vjen njëri që ka patentë, taksi thotë hajde, as bashkia askush nuk i thotë gjë”- shprehet taksisti Agron Caka.

“Ata shtojnë taksa, ne pa punë. Ai thotë hajde Tirana. Tjetri hajde Lushnja, nuk e dika shteti se ça bëhet aty, a ka bashki kund, a ka krim ekonomik”- thotë taksisti Lulash Marashi.

“Është i vetmi qytet që taksitë veprojnë pa dokumenta, kjo na dëmton shumë”- shprehet taksisti Xhihad Gjurgjej.

Taksistët kërkojnë nga bashkia e Shkodrës, që të ndërtojë edhe një terminal që do tu lehtesonte punën atyre por edhe qarkullimin në qytet.

Të këshilluara

Kosova feston 15-vjetorin e pavarësisë

Pas luftës që solli mbi 12 mijë viktima, 6 mijë të zhdukur e afër një milion shqiptarë të dëbuar nga forcat serbe në fushatën e egër të spastrimit etnik, qyteta...

08:58

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI