Flash

Sekuestrohen dy apartamente dhe një automjet, 46 vjeçari akuzohet si pjesë e një grupi kriminal

Lapsi.al 19 February 2023
Sekuestrohen dy apartamente dhe një automjet, 46 vjeçari akuzohet si

Sekuestrohen dy apartamente dhe një automjet në pronësi të shtetasit Flori Pali. 46 vjeçari nga Lezha akuzohet si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal në fushën e narkotikëve. Ndërkohë, vijon puna për lokalizimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që kanë burim veprimtaritë kriminale të këtij shtetasi.

Njoftimi i policisë:

Punë gjurmuese dhe hetimore, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese, për të sekuestruar pasuritë e përfituara nga krimi.

Sekuestrohen 2 apartamente dhe një automjet, në pronësi të një 46-vjeçari të akuzuar si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal me aktivitet në fushën e narkotikëve.

Specialistët e Njësisë “E” për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DPPSH, në kuadër të një procedimi pasuror, të iniciuar me qëllim gjurmimin, lokalizimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtari të ndryshme kriminale, kanë ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila ka vendosur sekuestrimin e pasurive të shtetasit F. P., 46 vjeç, banues në fshatin Ungrej, Lezhë.

46-vjeçari është në hetim për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”.

Në kuadër të këtij procedimi pasuror, është vendosur sekuestrimi i 2 apartamenteve dhe i një automjeti, në pronësi të shtetasit F. P.

Vijon puna për gjurmimin, lokalizimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që kanë burim veprimatritë kriminale të këtij shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Ndihen lëkundje tërmeti në Greqi

Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në një zonë detare në veri të Kretës. Epiqendra e tërmetit ndodhet 44 kilometra në veri t...

19:44

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI