Flash

Ndezi zjarr dhe flakët dogjën një sipërfaqe të madhe toke në Klos, arrestohet autori

Lapsi.al 21 February 2023
Ndezi zjarr dhe flakët dogjën një sipërfaqe të madhe

Një 38-vjeçar ka rënë në pranga, pasi akuzohet se ka ndezur zjarr në vendin e quajtur “Kepi i djepzave”. Flakët u përhapën duke djegur një sipërfaqe të madhe toke dhe duke shkaktuar panik tek banorët në Klos. 38-vjeçari është vënë në pranga për veprën penale, “Shkatërrim prone me zjarr”.

Mësohet se pas hekurave përfundoi Agim Xhiherri.

NJOFTIMI I POLICISE:

Në vijim të punës për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Postën e Policisë Klos arrestuan në flagrancë shtetasin A. Xh., 38 vjeç. Ky shtetas dyshohet se ka ndezur zjarr në vendin e quajtur “Kepi i djepzave”, bashkia Klos, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është shkaktuar panik tek banorët dhe janë djegur sipërfaqe toke me shkurre dhe barishte.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të martë

Europa Juglindore dhe Gadishulli i Ballkanit ende janë në ndikimin e rrymave ajrore shumë të ngrohta me origjinë nga brigjet verirore të Afrikës duke mbajtur nj...

07:54

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI