Flash

Nuk janë plotësuar kërkesat, sindikata e pedagogëve paralajmëron protestë nesër

Lapsi.al 21 February 2023
Nuk janë plotësuar kërkesat, sindikata e pedagogëve

Sindikata e pedagogëve ka paralajmëruar proteste kombëtare më datë 22 shkurt. Ata vijojnë të kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre që lidhen me rritjen e pagave dhe përmirësimin e kushteve të punës.

“Në rast se i le pa pagë dhe pa karrierë akademike, çfarë është ky, një pedagog të qëndroj më në Shqipëri dhe prandaj po ikin pedagogët më të mirë, po ikin profesionista nuk po ikin militantët, patronazhistat, po ikin specilistat e mirëfilltë. Mirëpo ka një problem, çdo prind shqiptar e sjell fëmijën në universitet për të marrë edukatë qytetare dhe profesion, kur ikin profesionista kush po ja jep profesionin?”, tha Lush Susaj, pedagog Universiteti Bujqësor.

Këtë herë në protestë ata kanë thirrur edhe studentët. Ata thonë se të rinjtë duhet të ngrejnë zërin për shqetësimet e tyre, një ndër to çështja e tarifave.

“Zemra dhe themeli i universitetit janë studentët. Pse të paguajë studenti i Shqipërisë tarifë për bachelorin kur Kosova dhe rajoni e ka zero. Pse të paguajë studenti i Shqipërisë 2000 euro për masterin kur Kosova e 300-400 euro. Pse studenti i Shqipërisë mos ta ketë fletoren falas? Të paguajë qira? Të paguajnë makinat? Paguajnë gjithandej studentët dhe janë njerëzit më të varfër në rajon dhe Europë”, u shpreh Susaj.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI