Flash

"Tapë” në timon dhe thyerje e masës “arrest në shtëpi”, 9 të arrestuar në Tiranë

Lapsi.al 21 February 2023
"Tapë” në timon dhe thyerje e masës “arrest

Nga pantenta e falsifikuar te dhuna në familje, 9 të arrestuar në Tiranë

Nëntë shtetas kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës, për vepra të ndryshme penale.

Të arrestuarit janë shtetasit:

E.Z, 27 vjeç, pasi iu gjet një sasi lënde narkotike në automjet.

E.Ç, 48 vjeç, qarkullonte me leje drejtimi të falsifikuar.

A.K, 36 vjeç, dhunë ndaj vëllait të tij.

K.L, 25 vjeç theu masën e sigurisë “arrest me burg”.

A.B, 37 vjeç, J.K 45 vjeç, E.J, 28 vjeç, E.M, 31 vjeç, K.Ç, 29 vjeç  u kapën duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur.

– B. B., 19 vjeç, banues në Kamzë, pasi është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin R. Gj., 35 vjeç. Si pasojë është dëmtuar 35-vjeçari, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi:

Tiranë/Vihen në pranga 9 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin E. Z., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar arrestuan shtetasin E. Ç., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi i ka dhënë shërbimeve të Policisë Rrugore, një leje drejtimi, të dyshuar të falsifikuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin A. K., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllit të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin K. L., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasit A. B., 37 vjeç, banues në Rrogozhinë, dhe J. K., 45 vjeç, banues në Kavajë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

–  E. J. 28 vjeç, banues në Lushnjë, dhe E. M., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur;

– K. Ç., 29 vjeç, banues në Fier, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga;

– B. B., 19 vjeç, banues në Kamzë, pasi është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin R. Gj., 35 vjeç. Si pasojë është dëmtuar 35-vjeçari, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI