Flash

Vidhet një banesë në Dimal, autori merr paratë dhe largohet

Lapsi.al 23 February 2023
Vidhet një banesë në Dimal, autori merr paratë dhe largohet

Një person i paidentifikuar ka vjedhur një shumë parashë në një banesë në Dimal. Policia thotë se autori i ka marrë çelësin pronarit të banesës dhe më pas ka hyrë brenda duke vjedhur  një shumë monetare prej 150 mijë lekësh të reja. Pas kësaj ai u largua në drejtim të paditur, ndërkohë po punohet për kapjen e tij.

Njoftimi i Policisë: 

Gjatë natës, në fshatin Goriçan, Dimal, dyshohet se shtetas ende të paidentifikuar, të cilët kishin siguruar çelësin e derës së banesës së shtetasit P. Xh., 64 vjeç, kanë hyrë në këtë banesë, duke hapur derën me çelës, dhe kanë marrë rreth 150 000 lekë të rinj, telefonat e të zotëve të banesës dhe janë larguar.

Menjëherë pas njoftimit për këtë rast, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Vijojnë kontrollet në terren dhe në ambiente të ndryshme, me qëllim kapjen e autorëve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale/

Të këshilluara

Analiza/ Një emër tjetër për Asociacionin

Kushti i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që Asociacioni i komunave me shumicë serbe të mos jetë njëetnik dhe ta ndryshojë emrin, në mënyrë që të merret n...

09:21

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI