Flash

Të shtëna me armë në veri të Kosovës në afërsi të patrullës së policisë, gjenden 9 gëzhoja

Lapsi.al 24 February 2023
Të shtëna me armë në veri të Kosovës në

Policia e Kosovës ka raportuar se mbrëmjen e djeshme në veri të Kosovës janë regjistruar të shtëna me armë.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në ora 22:06, në Zveçan, ndërsa është cilësuar si sulm kundër rendit kushtetues.

“Njësiti policor ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri në afërsi/distancë ku ishin duke qëndruar në pikë kontrolli. Zyrtarët policorë kanë ndërmarrë masa dhe kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur nëntë gëzhoja të armës së gjatë, por nuk kanë hasur ndonjë person të dyshuar”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të premte

Parashikimi i motit: Fluksi i rrymave ajrore të ngrohta Mesdhetare po zhvendoset drejt Europës juglindore , duke u zëvëndësuar më rryma ajri pjesërisht të paqën...

07:51

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI