Flash

U mbajt për disa ditë në shtëpi dhe u hodh në Bërxullë, del fotoja e 48-vjeçarit

Lapsi.al 24 February 2023
U mbajt për disa ditë në shtëpi dhe u hodh në

Është zbuluar fotoja e 48-vjeçarit Elton Tahiri që është gjetur i pajetë në përroin e Limuthit në Bërxhullë. Ai ka vdekur nga mbidoza e kokainës dhe heroinës. Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen ku njofton se “ka qenë shoku i tij që ka hedhur më pas trupin e 48-vjeçari në përrua”.

Në pranga ka përfunduar 47-vjeçari Madjel Husa pasi nuk kallëzoi në polici për ngjarjen. Të dy shokët vinin bashkë nga Gjermania, pasi para pak kohësh ishin deportuar. 48-vjecari Tahiri ndërroi jetë në banesën e shokut të tij si pasojë e mbidozës. Ajo çka e bën edhe më të rëndë ngjarjen është fakti se sipas grupit hetimor, Husa e ka mbajtur në banesë trupin e 47-vjecarit për disa ditë dhe më pas e ka transportuar me makinë në afërsi të përroit të Limuthit, në Bërxullë.

Në banesë janë sekuestruar sendet që janë përdorur për konsumimin e lëndëve narkotike. Po ashtu policia ka marrë edhe automjetin e përdorur për transportimin e trupit të pajetë të 48-vjeçarit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të premte

Parashikimi i motit: Fluksi i rrymave ajrore të ngrohta Mesdhetare po zhvendoset drejt Europës juglindore , duke u zëvëndësuar më rryma ajri pjesërisht të paqën...

07:51

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI