Flash

Kuçovë/ Hyri për të vjedhur, 54-vjeçari dhunohet nga pronari i shtëpisë

Lapsi.al 26 February 2023
Kuçovë/ Hyri për të vjedhur, 54-vjeçari dhunohet

Policia e Kuçovës ka reaguar për ngjarjen e rëndë, ku një person gjatë natës hyri në një banesë për të vjedhur, por u kap në flagrancë nga pronari dhe më pas u dhunua prej tij dhe për pasojë u shtrua në spital në gjendje të rëndë. Pronari i shtëpisë pretendon se shtetasi L.B i kishte vjedhur pulat nga koteci dhe ky ka qenë shkaku që sipas tij ka çuar në dhunimin fizik të 54-vjeçarit.

Reagimi i Policisë:

Gjatë natës, në lagjen “11 Janari”, Kuçovë, shtetasi L.B., 54 vjeç, banues në Kuçovë, dyshohet se ka hyrë për të vjedhur në banesën e shtetasit B.Sh., 22 vjeç, banues në Kuçovë. Në tentativë për të vjedhur disa shpend, shtetasi L.B, është konstatuar nga pronari i shtëpisë B.Sh., ku më pas janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Gjatë konfliktit është dëmtuar autori shtetasi L.B., i cili është dërguar në spital për ndihmë mjeksore. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

Të këshilluara

Në flakë fusha e mbetjeve në Vlorë

Katër vatra zjarri janë shfaqur mëngjesin e ditës së sotme në Vlorë. Fillimisht u raportua për zjarr të përmasave të mëdha në lagjen ’10 korriku’ të Vlorës, ku ...

11:09

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI