Flash

Autobusi i “Unazës” përplaset me disa mjete, 3 të lënduar

Lapsi.al 27 February 2023
Autobusi i “Unazës” përplaset me disa mjete, 3 të

Një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën e Shallvareve. Një autobus i linjës së "Unazës" është përplasur me disa makina. Përplasja ishte aq e fortë sa u përfshinë zinxhir automjetet në aksident. Njëra prej tyre ka devijuar dhe ka përfunduar në stacion.

[video width="640" height="304" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/02/WhatsApp-Video-2023-02-27-at-11.58.46-AM-1.mp4"][/video]

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/02/WhatsApp-Video-2023-02-27-at-12.03.44-PM-1.mp4"][/video]

Nga pamjet duket qartë se automjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme. Aksidenti dyshohet të jetë shkaktuar nga shpejtësia e autobusit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 27.02.2023, rreth orës 11:35, në vendin e quajtur Ura e Tajvanit, një autobus i linjës së Unazës është përplasur me disa automjete.

Si pasojë janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e ambulancës me stafin mjekësor dhe shërbimet e Policisë.

Të këshilluara

Plagoset me thikë shqiptari në Greqi

Një shqiptar është plagosur me thikë në Larisa të Greqisë. Mediat greke raportojnë se ngjarja ka ndodhur pas orës 22:00 të mbrëmjes. Kanë qenë personat që kanë ...

09:40

Parashikimi i motit/ Reshje shiu dhe stuhi

Ditën e sotme, moti do të jetë me reshje shiu dhe stuhi, kryesisht në veriperëndim të vendit. Reshjet do të jenë me intensitet të dobët gjatë pasdites, ndërsa n...

08:11

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI