Flash

Prokuroria e Tiranës kërkon konfiskimin e pasurive të dënuarit për drogë në Angli

Lapsi.al 15 March 2023
Prokuroria e Tiranës kërkon konfiskimin e pasurive të

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar konfiskimin e pasurive të Selami Durakut, një person i cili është është në proces gjyqësor në Angli.

Duraku akuzohet për veprën penale, “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”. Ndërkaq, prokuroria kërkon edhe kosnfiskimin e pasurive të familjarëve të tij, ku ndër ta është edhe shtetasi V.D, po në proces gjyqësor në Angli, i cila akuzohet për veprën penale ë “Mashtrimit, përfshirë dhe falsifikim dokumentesh”.

Nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar për sa i përket pasurive të shtetasve V.D. dhe S.D., dhe familjarëve të tyre, rezulton se kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se këto pasuri të paluajtshme, t’i kenë fituar si rezultat i veprimtarisë së tyre kriminale që ata kanë zhvilluar në Angli.

Njoftimi i prokurorisë

Prokuroria Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë kërkon konfiskimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të shtetasit S.D., dhe familarëve të tij. Pasuritë nuk justifikohen nga burime të ardhurash të ligjshme dhe dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Shtetasi S.D., është në proces gjyqësor në Angli pasi ka qenë i arrestuar nga policia e Leicestershire/Mbretëri e Bashkuar, për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

Ndërsa shtetasi V. D., është në proces gjyqësor në Angli pasi ka qenë i arrestuar nga policia e Leicestershire/Mbretëri e Bashkuar, për veprën penale të “Mashtrimit, përfshirë dhe falsifikim dokumentesh”.

Nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar për sa i përket pasurive të shtetasve V.D. dhe S.D., dhe familjarëve të tyre, rezulton se kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se këto pasuri të paluajtshme, t’i kenë fituar si rezultat i veprimtarisë së tyre kriminale që ata kanë zhvilluar në Angli.

Pasuria zotërohet nga prindërit e shtetasve të sipërpërmendur si subjekt të ligjit dhe ekzistojnë prova konkrete se janë të pajustifikuara.

Në mbështetje të neneve 3, 4, 12, 21,24 dhe në vijim të Ligjit nr.10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”,

PROKURORIA KËRKON:

Konfiskimin dhe kalimin në pronësi të shtetit, të pasurive në pronësi të shtetasve R.D., e Gj.D., si më poshtë:

– Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe 103.20 m2, në rrugën Aleksandër Moisiu, Tiranë, në pronësi të shtetasit Rr.D.

– Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe 100 m2, në rrugën Aleksander Moisiu, Tiranë, në pronësi të shtetases Gj. D.

– Pasuri e llojit garazh, me sipërfaqe 17.20 m2, në rrugën Aleksander Moisiu, Tiranë, në pronësi të shtetasit Rr.D.

– Pasuri e llojit garazh, me sipërfaqe 17.40 m2, në rrugën Aleksander Moisiu, Tiranë, në pronësi të shtetases Gj. D.

Të këshilluara

Olsi Dado komandohet prokuror i SPAK nga KLP

Olsi Dado është komanduar si prokuror i SPAK nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Komandimi është bërë me kërkesë të kreut të SPAK, Altin Dumani. Sakaq numri i p...

12:03

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI