Flash

'Tuneli i barit’ në Krujë/ Kolegët e punonjësve të OSHEE-së ngrihen në protestë: Padrejtësi

Lapsi.al 17 March 2023
'Tuneli i barit’ në Krujë/ Kolegët e punonjësve

Policia ka zbuluar një “shtëpi bari” brenda një tuneli në Krujë. Në pranga kanë rënë pesë persona, dy prej të cilëve janë punonjës të OSHEE-së. Pas hetimeve, u zbulua se tuneli furnizohej me energji elektrike të pandërprerë. Kjo vinte nëpërmjet një lidhjeje të paligjshme të energjisë elektrike, në shtyllën e tensionit në fshatin Halil, Fushë Krujë. Për këtë lidhje dyshohet se ka qenë e nevojshme ndërhyrja e specializuar e punonjësve të OSHEE-së së zonës.

Megjithatë pas arrestimit të punonjësve të OSHEE-së, 70 kolegë të tyre kanë dalë në protestë. Shefi i ekipit të OSHEE, Bardhyl Sula dhe Migen Masha shef sektorit teknik, kanë deklaruar për mediat se policia ka kryer arrestime të padrejta. Sipas tij, në Krujë sa herë që zbulohen shtëpi bari apo sera kanabisi, vihen para përgjegjësisë punonjësit e OSHEE-së. Shefi i ekipit thotë se kjo ndodh për arsyen se policia nuk vë dot para drejtësisë autorët e vërtetë të krimit por arreston punonjësit e OSHEE-së.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/03/WhatsApp-Video-2023-03-17-at-9.32.37-AM-1.mp4"][/video]

Punonjësit e OSHEE thonë se kjo situatë është e përsëritur, madje ka ndodhur rreth 4 herë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI