Flash

Borrell: Kosova dhe Serbia kanë pranuar zbatimin e aneksit të marrëveshjes

Lapsi.al 19 March 2023
Borrell: Kosova dhe Serbia kanë pranuar zbatimin e aneksit të

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ka dalë në një konferencë për mediat në Ohër, pas takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Gjatë fjalës së tij, Borrell u shpreh se Kosova dhe Serbia u dakordësuan që të të implementojnë aneksin e zbatimit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Sipas Borrell, për shkak të mungesës së fleksibilitetit të Kosovës dhe deklarimit të Serbisë për të mos nënshkruar, BE ka krijuar një sërë propozimesh për nënshkrimin e marrëveshjes.

“Ne të gjithë kemi pasur një ditë të gjatë, dua të shpreh mirënjohjen e sinqertë ndaj miqve tanë në Maqedoninë e Veriut. Ju e dini se objektivi sot ishte që Kosova dhe Serbia të dakordësonin sesi të implementonin marrëveshjen e pranuar më 27 shkurt në Bruksel. Marrëveshja u arrit në fund të shkurtit, por çështja ishte sesi do të implementohej. Kemi 12 orë që  diskutuam dhe jam i lumtur që pas 12 orësh, kemi një marrëveshje sesi ta bëjmë. Deklaroj se Kosova dhe Serbia kanë pranuar të implementojnë aneksin e zbatimit të normalizimit të marrëdhënieve të tyre. Si pjesë e këtij aneksi, palët kanë pranuar që të implementojnë të gjitha pikat e marrëveshjes.

Neni 7 i marrëveshjes, për të lançuar menjëherë negociatat me dialogun e ndërmjetësuar me BE për të siguruar në mënyrë të drejtë për asociacionin e komunave, si edhe deklaratat për personat e humbur, si cështje emergjente. Kemi propozuar një aneks të detajuar, palët, nuk arritën një dakordësi në këtë detaj. Mungesa e fleksibilitetit të Kosovës, ndërsa Serbia ka deklaruar që të mos nënshkruajë. Për të shmangur këto situata, kemi krijuar një sërë propozimesh për nënshkrimin. Pavarësisht faktit se një tekst më ambicioz ishte propozuar në fillim, aneksi dhe marrëveshja do të jetë një pjesë integrale. Do ta lançoj menjëherë punën për të përfshirë punët e integrimit të Serbisë dhe aghendën e Kosovës në grupin e normalizmit. Palët do jenë pjesë e rrugës drejt BE. Ne do kërkojmë fort që të plotësojnë detyrimet e tyre nëse duan të jenë pjesë e BE, nëse nuk e bëjnë, do të kenë pasoja. Palët do arrijnë benefite të mëdha nga kjo marrëveshje”, theksoi ai.

Ndërkaq, dërguari i Shteteve të Bashkuara, Gabriel Escobar ka qenë i pranishëm në takimet në Ohër në cilësinë e vëzhguesit.

Takimet mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiç, nisën në orën 10:30.

Fillimisht, Kurti dhe Vuçiç zhvilluan takime të ndara me ndërmjetësuesit evropianë dhe më pas nisi takimi trepalësh, ku u diskutua për zbatimin e propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve.

Të këshilluara

Përfundon takimi mes Kurtit dhe Vuçiçit

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Ky takim u mbajt në...

22:25

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI