Flash

Përplasi këmbësoren dhe u aksidentua me një makinë, arrestohet ish-drejtori i Doganës në Fier

Lapsi.al 21 March 2023
Përplasi këmbësoren dhe u aksidentua me një makinë,

Autori i aksidentit të një dite më parë në Vlorë është arrestuar.

Rreth orës 17:40 të së hënës, A. L., 46 vjeç duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” në rrugën “Gjergj Kastrioti” aksidentoi këmbësoren I. S., rreth 66 vjeçe.

Nga përplasja, gruaja është dërguar me urgjencë në spital, në gjendje të rëndë, ndërsa nuk dihet ende se si është gjendja e saj aktuale.

Më pas ai u arratis nga vendi i aksidentit dhe pas disa metrash është përplasur me një makinë me drejtues B. C., 63 vjeç.

Mbi të rëndojnë veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor“ dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

“Aksidentoi një këmbësore, me automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur, u largua nga vendi i ngjarjes dhe më pas përplasi një automjet, vihet në pranga 46-vjeçari. Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 46 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor“ dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Ky shtetas, ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, në gjendje të dehur, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, ka aksidentuar shtetasen I. S., 66 vjeçe, banuese në Vlorë, është larguar nga vendi i aksidentit dhe ka vijuar lëvizjen, në këtë aks rrugor, ku më pas ka përplasur automjetin tip “Peugeot” me drejtues shtetasin B. C., 63 vjeç, banues në Vlorë. Shtetasja I. S. dhe shtetasi B. C. ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtesjshme”, sipas policisë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI