Flash

Lojëra fati në lokal/ Arrestohet 23-vjeçari në Librazhd, në kërkim bashkëpunëtori

Lapsi.al 22 March 2023
Lojëra fati në lokal/ Arrestohet 23-vjeçari në Librazhd,

Një i ri është arrestuar në Librazhd, ndërsa pesë persona të tjerë janë vënë nën hetim. 23-vjeçari, administrator i një lokali, është vënë në pranga pasi u kapën teksa luanin lojëra fati. Blutë njoftojnë se u kap Andi Kullafi si dhe u shpall në kërkim administratori tjetër, Mikel Peçi, 31 vjeç. Të dy këta persona akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vënë në dispozicion lokalin e tyre, për organizimin e lojërave të fatit.

Po ashtu njoftohet se në hetim u vunë, A. K., A. Rr., Xh. A., D. I., dhe F. R. Ata u kapën në këtë ambient, duke luajtur lojëra fati. Ndërkohë policia sekuestroi 5 kompjutera, si dhe rreth 200 000 lekë të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e kundërligjshme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI