Flash

Marrëveshja e Ohrit/ Kurti: Kemi arritur njohje “de facto” nga Serbia

Lapsi.al 23 March 2023
Marrëveshja e Ohrit/ Kurti: Kemi arritur njohje “de facto” nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e sotme të Kuvendit ka raportuar për takimin në Ohër. Kurti shtoi se për herë të parë që nga fillimi i dialogut normalizimi i plotë nuk është pjesë e premtimeve verbale por i atyre me shkrim.

Kurti: Procesi i ri ka sjellë një marrëveshje të re, dhe jam i bindur sjell një hapje të re drejt rezultatit përfundimtar. Marrëveshja bazë për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë përmban 11 nene dhe një preambulë. Aneksi shton 12 pika të tjera. Ja vlente mundimi sepse arritëm diçka të rëndësishme dhe të pakthyeshme.

Kryeministri shtoi se marrëveshja bazë konfirmon që marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës zhvillohen në bazë të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të gjitha të drejtave themelore që e karakterizojnë një shtet të konsoliduar ndërkombëtarisht, sovran dhe me integritet territorial, shkruan Telegrafi.

“Serbia ka pranuar ta trajtoj Kosovën si anëtare të barabartë të bashkësisë ndërkombëtare. Me marrëveshjen Serbia gjithashtu është zotuar që të mos kërcënoj me përdorimin e forcës. Dhe t'u jap fund mosmarrëveshjeve me mjete paqësore. Ajo e ka pranuar këtë megjithëse unë ende nuk do ti besoja Serbisë për këtë”, tha ai.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI