Flash

Për të tretën herë, ish-zv.komandanti i Flotës Detare Meçollari shkon në SPAK

Lapsi.al 23 March 2023
Për të tretën herë, ish-zv.komandanti i Flotës Detare

Ish-zv.komandanti i Flotës Detare, Artur Meçollari është paraqitur në Spak për herë të tretë. Ai mësohet se është pyetur për ndërtimet që janë bërë brenda bazës ushtarake të Shëngjinit. Megjithatë ndryshe nga herët e tjera, Meçollari u shpreh se ishte në SPAK për një çështje administrative.

“Isha për një kërkesë, çështje administrative, dhe nuk u mora në pyetje” tha Meçollari për gazetarët.

Kujtojmë se ish-zëvendës shefi i forcave detare, ka akuzuar në mars të 2021 të gjithë zyrtarët e lartë, përfshirë edhe ish ministren e Mbrojtjes aso kohe, Olta Xhaçka dhe presidentin Bajram Begaj dhe Bardhyl Kollçakun. Denoncimi nga ana e Meçollarit u bë për dy prona. Një prej tyre ishte në Shëngjin dhe një në Sarandë. Sipas ish-zëvendës shefit të forcave detare ato janë dhënë pa leje privatit. Pasi SPAK ka verifikuar këto të dhëna ka marrë në pyetje dhe ka nisur hetimet.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI