Flash

Kishin ngelur në det të hapur, shpëtohen 3 të huaj në Vlorë

Lapsi.al 25 March 2023
Kishin ngelur në det të hapur, shpëtohen 3 të huaj në

Tre shtetas të huaj kishin ngelur në mes të detit përball derdhjes së lumit Seman. Ata ishin nisur nga Kroacia drejt Turqisë. Megjithatë mjeti i tyre lundrues veliere pësoi defekt.

Pasi mori njoftimin për ndihmë nga 3 të huajt, policia kufitare e Vlorës i erdhi në ndihmë duke i shoqëruar me mjetin e Policisë Kufitare drejt Stacionit Kufitar të Triportit. Të tre shtetasit aktualisht janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

“Policia Kufitare e Vlorës iu vjen në ndihmë disa shtetasve të huaj që kishin ngelur në det dhe e kishin të pamundur vazhdimin e lundrimit, me mjetin e tyre lundrues që kishte pësuar defekt.

Mbrëmjen e djeshme, salla operative e Policisë Kufitare Vlorë ka marrë njoftim për 3 shtetas që ishin duke lundruar në det, përball derdhjes së lumit Seman,  me një mjet veliere me të cilën ishin nisur nga Kroacia dhe e kishin të pamundur të vazhdonin lundrimin e tyre në drejtim të Turiqsë ku kishin dhe destinacionin, pasi mjeti lundrues kishte pësuar defekt.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit janë organizuar shërbimet e Policisë Kufitare, për t’iu ardhur në ndihmë 3 shtetasve të huaj.

Shërbimet e Policisë i kanë shoqëruar me mjetin e Policisë Kufitare drejt Stacionit Kufitar të Triportit. Të tre shtetasit aktualisht janë në gjendje të mirë shëndetësore.

 

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e shtunë

Deri në orët e mesditës vija bregdetare dhe qytetet e zonës së ulët parashikohet të jenë në mbizotërimin e intervaleve të gjata me kthjellime. Ndërsa në zonat m...

08:23

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI