Flash

Igli Tare nën hetim, si dhe blerja e Kumbullës: Guardia di Finanza bastis selitë e Roma, Lazio e Salernitana

Lapsi.al 5 April 2023
Igli Tare nën hetim, si dhe blerja e Kumbullës: Guardia di Finanza

Selitë qendrore të Roma, Lazio dhe Salernitana u kontrolluan nga financuesit e Njësisë së Policisë Ekonomiko-Financiare të Guardia di Finanza. Urdhëri erdhi nga Prokuroria Publike e Romës, për të "marrë dokumentacionin kontabël dhe jokontabël në lidhje me transfertat e lojtarëve”. Hetimi që lidhet me Romën, i referohet operacioneve të merkatos që ndodhën midis viteve 2017 dhe 2021. Janë nën hetim presidenti i Lazio, Claudio Lotito, drejtori sportiv i klubit, Igli Tare. Bashkë me ta menaxheri Fabiani, presidenti dhe zëvendëspresidenti i Romës Dan dhe Ryan Friedkin dhe ish-presidenti James Pallotta.

Gjithashtu nën hetim janë edhe ish-administratorët e deleguar të verdhekuqve Umberto Gandini dhe Guido Fienga, ish-zëvendës presidenti ekzekutiv. Fokusit të hetuesve nuk i kanë shpëtuar as ish-drejtori ekzekutiv Mauro Baldissoni dhe menaxherë të tjerë në kontekstin e hetimit për operacionet e shitblerjes së lojtarëve.

Janë 11 lojtarë të blerë ose shitur nga Roma, të cilët citohen në hetimin nga prokurorët e piazzale Clodio për shitshitjen e lojtarëve të kryer nga klubi në vitet 2017-2021. Në veçanti, shitjet e Marchizza dhe Frattesit te Sassuolo, Tumminello te Atalanta, Luca Pellegrini te Juve, Cetin, Cancellieri dhe Diaby te Verona. Sa i përket blerjeve, emrat janë ato të Defrel nga Sassuolo, Spinazzola nga Juve, Cristante nga Atalanta dhe Kumbulla nga Verona.

Lexo më tej: Igli Tare e deklaratat kundër Juve, Inter, Milan e Roma ndezin reagimet: “Të mendojë për futbollin e luajtur”

Në rastin e Salernitana dhe Lazio, hetimet kanë të bëjnë me operacionet e transferimit të lojtarëve ndërmjet dy klubeve. Kjo vetëm në sezonet sportive 2017/18, 2018/19, 2019/20 dhe 2020/21. Veprat e kontestuara janë lëshimi i faturave për transaksione inekzistente dhe deklarime mashtruese përmes përdorimit të faturave për transaksione që nuk ekzistojnë. Si dhe komunikime të rreme të korporatës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI