Flash

FOTO/ Juventus, sulmi cinik i gazetarit Zuliani ndaj Inter: “Gjeni diferencat”

Lapsi.al 6 April 2023
FOTO/ Juventus, sulmi cinik i gazetarit Zuliani ndaj Inter: “Gjeni
Dy ditë pas ndeshjes, Juventus-Inter vazhdon të lërë gjurmë. Gjysmëfinalja e parë e Kupës së Italisë, përfundoi me rezultatin 1-1, falë golave të Cuadrado në minutën e 80' dhe Lukaku, me penallti, në minutën e 95'. Në këtë kontekst ndërhyn sulmi shumë i ashpër i Claudio Zuliani, gazetar dhe tifoz i njohur bardhezi. Siç dihet, shkak i diskutimit ishte festimi i belgut, që mbeti i palëvizur përballë kurbës së Juventus. E bëri me një përshëndetje ushtarake dhe gishtin tregues para gojës, si për t'u mbyllur gojën tifozëve bardhezinj. Ish-lojtari i Chelsea, i ndëshkuar në minutën e 80' për një faull ndaj Gatti, u sanksionua me kartonin e dytë të verdhë. Për shkak të përjashtimit Lukaku do ta detyrohet ta ndjekë ndeshjen e kthimit nga tribuna.

ZULIANI: “GJENI DIFERENCAT”

Për shkak të festimit lindi edhe sherri pas ndeshjes (Handanovic dhe Cuadrado u përjashtuan). Inter barazoi me penallti, por gazetari Claudio Zuliani mendon se kishte një tjetër për Juventus që u injorua. Gazetari ndërhyri me një konstatim cinik: “Gjeni diferencat, ne nuk na e dhanë atë penallti” komentoi tifozi i njohur bardhezi. Zuliani ka bërë krahasimin e episodit të së martës me atë që lidhet me ndeshjen e Europa League ndaj Nantes.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI