Flash

Video/ "Ju kam gënjyer". Fjalimi i Ancelotti pas Barça-Real 0-4: një oshëtimë shkundi dhomat e zhveshjes

Lapsi.al 6 April 2023
Video/ "Ju kam gënjyer". Fjalimi i Ancelotti pas
Pas triumfit, edhe një fjalim. Pasi përmbysi Barcelonën në Clasico, duke rrëmbyer finalen e Kupës së Mbretit, Carlo Ancelotti e vazhdoi spektaklin në dhomat e zhveshjes. Real Madrid mposhti katalanasit 0-4 në Camp Nou, duke përmbysur 1-0 e ndeshjes së parë e tekniku ka patur një fjalë edhe për të tijtë. Fjalimi i tij i bëri lojtarët të shpërthenin në eufori. Mes lojtarëve të Real Madrid pati heshtje teksa trajneri italian fliste në dhomën e zhveshjes pas fitores së pabesueshme në El Clasico të Kupës. Lexo më tej: Video/ Spektakël i Benzema: Real Madrid përmbys Barcelonën 0-4 në Camp Nou e arrin finalen e Kupës Me kthimin në dhomat e zhveshjes, lojtarët e Real festuan, duke kërcyer dhe duke bërtitur euforikë se kishin shkatërruar rivalët e tyre të mëdhenj në shtëpi. Benzema në veçanti ishte më i gëzuari, duke pasur parasysh trigolëshin që e bën atë vetëm lojtarin e dytë madrilen që shënon tre gola ndaj Barças pas Puskas.

FJALIMI I TEKNIKUT ANCELOTTI

Në dhomat e zhveshjes, Ancelotti u lëshua plotësisht, duke bërë shaka me skuadrën e tij: "Së pari, jam krenar që shoh ndeshje të tilla. E dyta është se ju kam gënjyer, nuk ishte një finale. Ishte një gënjeshtër, ishte një gjysmëfinale dhe finalen duhet ende ta luajmë. Gjëja e fundit është që nesër do të keni një ditë pushim". Kështu nisën festimet, si për goleadën ndaj Barçës. Por mbi të gjitha për ditën e pushimit të dhënë nga Don Carlo. Pas fjalisë së fundit, skuadra shpërtheu në një britmë festimi që tronditi të gjithë dhomën e zhveshjes. Kryesisht për ditën e pushimit të merituar që trajneri i dha ekipit. Një shpërblim për një paraqitje historike.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI