Flash

Video/ Fiorentina hipotekon finalen e Kupës së Italisë: 2-0 në Kremona me Cabral e Nico Gonzalez

Lapsi.al 5 April 2023
Video/ Fiorentina hipotekon finalen e Kupës së Italisë: 2-0

Fiorentina e teknikut Italiano futi një këmbë në finalen e Kupës së Italisë, duke fituar 2-0 ndaj Cremonese në ndeshjen e parë të gjysmëfinales. Violat e hapën ndeshjen në minutën e 20' me goditjen me kokë të Cabral. Në pjesën e dytë, lombardët e nisën më mirë. Por penalltia e shoqëruar me kartonin e kuq të Aiwu i vuri vulën ndeshjes. Nga pika e bardhë Nico Gonzalez, në minutën e 75', nuk gaboi. Kështu, me këtë rezultat ndeshjen e kthimit në Franchi është bërë një detyrë e thjeshtë.

Lexo më tej: Video/ Bonaventura ngrin Interin: triumfon 0-1 Fiorentina, Inzaghi pëson humbjen e tretë radhazi

Fiorentina hipotekon finalen e Kupës së Italisë dhe udhëtimin në Arabinë Saudite janarin e ardhshëm për Final Four të Superkupës së Legës. Formacioni viola u imponua 2-0 në Zini kundër një Cremonese të dominuar në pjesën e parë dhe të mposhtur në të dytën. Pas avantazhit të Cabral, vendasit u ndëshkuan pikërisht atëherë kur tentuan një reagim të ndrojtur. E megjithatë, Cremonese shkoi dy herë pranë barazimit. Pastaj prekja me dorë në linjë nga Aiwu, i përjashtuar (në Var) dhe penalltia e shndërruar në gol nga Nico Gonzalez mbylli historinë. Kthimi në Franchi më 27 Prill duke thjesht një formalitet.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI