Flash

Video/ Pas Bayern edhe Dortmund: Werner e Orban i japin Leipzig gjysëmfinalen e Kupës së Gjermanisë

Lapsi.al 5 April 2023
Video/ Pas Bayern edhe Dortmund: Werner e Orban i japin Leipzig

Leipzig kualifikohet në katër skuadrat më të mira të Kupës së Gjermanisë, duke mposhtur 2-0 Borussia Dortmund. Eliminimi i verdhezinjve, favoritë për fitoren e trofeut, ishte befasia e madhe tjetër e turneut pas Bayern Mynih. Vendosën ndeshjen golat e Werner në pjesën e parë dhe Orban në kohën shtesë. Në ndeshjen tjetër, i mjaftoi një 1-0 Sttutgart për të kaluar përballë Nuremberg, falë golit të Miliot, 7 minuta nga fundi.

Skuadra e Red Bull prezantohet kështu në gjysëmfinale të Kupës së Gjermanisë. Një fitore shumë e rëndësishme për Liepzig, që tani është favoriti i madh për trofeun, me Bayern e Borussia jashtë. Goli i Timo Werner në minutën e 22 shtroi rrugën e suksesit për vendasit. Dortmund u mundua të reagonte, por ishte e pafuqishme për ta bërë. Leipzig e dominoi takimin në të gjitha statistikat: 10 goditje në portë ndaj vetëm 2 të miqve. Shtatë tentativa të skuadrës së Marco Rose përfunduan jashtë kuadratit, ndërsa verdhezinjtë provuan vetëm një herë. Në fund, erdhi edhe goli i Orban që mbylli historinë.

Lexo më tej: Video/ Hofler përmbys Bayern dhe eliminon Tuchel nga Kupa: Freiburg fiton me penallti në të 95′

Në cerekfinale të Kupës së Gjermanisë, Sttutgart fiton ngushtë kundër Nuremberg, duke u kualifikuar në katër më të mirat e turneut. Vendosi ndeshjen një gol i Miliot në minutën e 83′, që mjaftoi për të prekur gjysëmfinalen. Në gjysëmfinale të Kupës së Gjermanisë janë tashmë bashkë me Leipzig e Sttutgart, edhe Freiburg e Eintracht Frankfurt.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI