Flash

Armë zjarri dhe sasi fishekësh pa leje, arrestohet 64-vjeçari në Krujë

Lapsi.al 7 April 2023
Armë zjarri dhe sasi fishekësh pa leje, arrestohet 64-vjeçari

Një 64-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, i  cili posedonte një armë zjarri automatik dhe një sasi fishekësh.

Njoftimi i policisë:

Krujë

Goditet një tjetër rast i mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit. Sekuestrohen një armë zjarri automatik PMSH dhe një sasi fishekësh.

Falë inteligjencës informative, kapet në flagrancë dhe arrestohet 64-vjeçari që posedonte armën dhe municionin.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës operacionale të mbështetur nga inteligjenca informative, me fokus evidentimin dhe goditjen e mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit, kanë konstatuar një tjetër rast të kësaj veprimtarie kriminale, për të cilin u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi:

-B. I., 64 vjeç, banues në Krujë.

Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri automatik PMSH dhe dhjetëra fishekë luftarak, që mbaheshin pa leje nga shtetasi i arrestuar B. I.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Borë dhe në Jug, zbardhet Llogaraja

Moti i keq dhe temperaturat e ulëta që kanë përfshirë prej ditësh vendin tonë kanë sjellë reshje bore në Llogara. Autoriteti Rrugor Shqiptar shkruan se në Ll...

09:45

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI