Flash

U fut në shtëpinë e Michael Jordan: 18 vjeçari qendroi në rezidencën luksoze deri kur policia e arrestoi

Lapsi.al 8 April 2023
U fut në shtëpinë e Michael Jordan: 18 vjeçari qendroi
Një 18-vjeçar hyri në rezidencën e Michael Jordan në Highland Park, në periferi të Çikagos. Këtë e zbulon faqja e internetit Tmz. Raiden Hagedorn, nga Mundelein, Illinois, ishte ende brenda në shtëpi kur policia mbërriti në vendgjarje dhe e arrestuan. Ai tani përballet me një akuzë për shkelje të ligjit dhe dy akuza për dëmtim kriminal të pronës. Lexo më tej:Michael Jordan në kërkim të cigareve, habit pronarin e dyqanit në Milano: foto e ish-kampionit bën xhiron e botës Rezidenca, me nëntë dhoma gjumi, 19 banja, 14 hapësira garazhi, kuzhinë për një chef, palestër, fushë basketbolli të brendshëm dhe pishinë të hapur, është në shitje që nga viti 2012. Ish-ylli i NBA nuk ishte i pranishëm në momentin e incidentit, pasi nuk ka jetuar në rezidencë - që dallohet për pronësinë e Jordan nga numri 23 në portë – që kur e ka nxjerrë në shitje. Prona fillimisht u vlerësua në 29 milionë dollarë, më vonë reduktua në 15 milionë dollarë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI