Flash

Sherr në distancë, Mourinho i përgjigjet Cassanos: "Pastaj vjen Livaja, e zbavitesh më pak"

Lapsi.al 9 April 2023
Sherr në distancë, Mourinho i përgjigjet Cassanos: "Pastaj

Përplasje në distancë mes Antonio Cassano dhe José Mourinho. Ish-sulmuesi kohët e fundit nuk kishte përdorur fjalë të buta për të përshkruar trajnerin e Romës: "Sot për mua ai është një trajner që nëse stërvit Real Madrid apo Sanmartinese është njësoj. Nuk i plas fare për futbollin". Mou u përgjigj dje, në konferencën për shtyp pas fitores ndaj Torinos, duke thirrur në çështje edhe kroatin Livaja: "Të gjithë janë të lirë të kenë preferencat e tyre apo edhe të kritikojnë. Por kur flasim për të tjerë, si Antonio Cassano, gjërat janë ndryshe. Ai zbavitet, të tjerët punojnë seriozisht. Cassano ka luajtur te Roma, Inter dhe Real. Në Madrid mbahet mend për xhaketën e tij (me të cilën u prezantua te Real, red). Me Romën fitoi një Superkupë pa luajtur, te Inter nuk e fitoi as Kupën e Lombardisë. Ju e dini se çfarë kam fituar me Inter, Real Madrid dhe Roma. Ai duhet të ketë ndonjë problem me mua, por jo unë me të."

MOURINHO: "GJEJ LIVAJA E ZBAVITU MË PAK"

Megjithatë, thumbimi i vërtetë kundër barezit erdhi në fund të deklaratës: "Unë do t'i them atij vetëm një gjë, sepse ai është 40 vjeç dhe unë jam 60. Herë pas here në jetë, nëse gjithmonë përpiqesh të luash boëling, gjen një Marko Livaja e zbavitesh më pak”.

CASSANO, LIVAJA E PRECEDENTI I 2012/13

Për të kuptuar se çfarë situate i referohet Mourinho, duhet kthyer dhjetë vjet pas në kohë. Në sezonin 2012/13, Cassano dhe Livaja luanin për Interin e trajnuar nga Stramaccioni. Mes të dyve kishte pasur një mosmarrëveshje në stërvitje, për shkak të një qëndrimi arrogant që barezi mbajti ndaj kroatit (i cili tani luan për Hajduk Split). Livaja ishte njëmbëdhjetë vjet më i ri se Cassano. Në këtë grindje, sipas Mourinho (i cili në atë kohë ishte trajner i Real Madrid, por kishte mbetur në kontakt me disa lojtarë zikaltër), kishte qenë Cassano ai që e pësoi më keq.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI