Flash

Plasin polemikat për golin e avantazhit të Milinkovic-Savic: VAR nuk ndërhyri për faullin ndaj Alex Sandro

Lapsi.al 9 April 2023
Plasin polemikat për golin e avantazhit të Milinkovic-Savic: VAR nuk

Shpërthejnë polemikat në rrjetet sociale, që shënjestrojnë arbitrat Di Bello dhe Irrati. Ata ishin përkatësisht kryesori dhe ai VAR në ndeshjen e fituar nga Lazio, 1-0 ndaj Juventus. Ata vendosën të vlerësojnë golin e avantazhit të bardhekaltërve, të nënshkruar në fund të pjesës së parë nga Milinkovic-Savic. Mesfushori i Lazios mori topin nga Zaccagni dhe për të shmangur ndërhyrjen e Alex Sandro, ai u ndihmua me duar, duke e plasur përtokë mbrojtësin brazilian. Arbitri gjykoi se kontakti nuk ishte faull dhe vendosi të vlerësojë golin mes protestave të lojtarëve dhe pankinës së Juventus. Arbitri i VAR Irrati vlerësoi imazhet e shtytjes, por nuk e thërriti Di Bello të rishihte imazhet dhe vendosi të mos ndërhyjë.

Një vendim që tërboi tifozët bardhezinj, të cilët shfrynë të gjithë zemërimin dhe mosbesimin e tyre në rrjetet sociale. Ai i golit të parë të Lazio ishte një episod që u konsiderua një gafë e madhe nga shumica: “Qesharake të vlerësosh një gol si ky” është thelbi (i edukuar) i mendimeve të tifozëve. Shumica e tyre në fakt flasin për një “mos parje të bujshme”.

Lexo më tej: Video/ Juventus dorëzohet para Zaccagni: Lazio fiton në Olimpico e mbron vendin e dytë

Megjithatë, Irrati dhe bashkëpunëtorët e tij kanë mundur të rishikojnë pamjet dhe kanë vendosur të mos ndërhyjnë. Padyshim duke mos e gjykuar si një gabim të qartë. E, në fakt, prekja e Milinkovic-Savic në shpinën e Alex Sandro mund të duket e lehtë. Do të jetë shumë interesante në ditët në vijim të mësohet opinioni i dizenjatorit të arbitrave Gianluca Rocchi.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI