Flash

Messi e Xavi diskutojnë që tani për rolin: rikthimi i Pleshtit në Barcelona është fare pranë

Lapsi.al 8 April 2023
Messi e Xavi diskutojnë që tani për rolin: rikthimi i Pleshtit
Messi dhe Xavi janë në kontakt të vazhdueshëm. E mesa duket po diskutojnë se si Pleshti do të luajë në formacionin e Barcelonës sezonin e ardhshëm. Lionel Messi dhe PSG janë gjithnjë e më të largët. Pas dy vitesh martesë nën Kullën Eifel, duket se argjentinasit i duhet një aventurë e re. Marrëdhëniet me tifozët parisien tashmë janë komprometuar dhe projekti teknik i Parisit është një pikëpyetje e vazhdueshme. Sidomos duke pasur parasysh eliminimin nga Champions League në 1/8, i dyti në dy vite të argjentinasit në Francë. Madje, kampionit të botës i skadon kontrata në qershor dhe rinovimi tashmë duket i largët. Kjo edhe për shkak se PSG ka vendosur që njëri nga tre tenorët të largohet dhe duket se kandidati është argjentinasi. Muajt e fundit kanë dalë shumë thashetheme për të ardhmen e Pleshtit. Inter Miami, Inter, por mbi të gjitha Barcelona. Në të vërtetë, një rikthim në Katalonjë nuk mund të përjashtohet. Tifozët blaugrana nuk humbasin asnjë rast për t'i treguar dashurinë e tyre idhullit të tyre. Messi u largua për arsye ekonomike dhe jo për zgjedhjen e tij. E megjithatë, është kontakti i vazhdueshëm që lojtari mban me Xavi, ish-shokun e tij dhe tani trajner të Barças, që u jep shpresë tifozëve katalanas.

"SHPJEGIME TAKTIKE QË E ENTUZIAZMOJNË"

Sipas Guillem Balague, biografi i argjentinasit, Pleshti flet me Xavi për rolin e tij të ardhshëm në formacion: “Motori kryesor është trajneri Xavi me të cilin ai flet rregullisht dhe pikturon mjaft qartë tablonë e një ekipi që ka nevojë për cilësinë e tij. Xavi i thotë se do të përdoret si një nga dy mesfushorët përpara atij që është më i tërhequr. Në një rol shumë të ngjashëm me atë që Messi bën me Argjentinën. Xavi ka menduar mënyra të ndryshme që kjo të funksionojë dhe sa herë që Leo dëgjon për të, sytë e tij ndriçojnë”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI