Flash

Giroud ia fut vetes, anulohet goli: tregon pikën e impaktit të topit në krahun e tij

Lapsi.al 8 April 2023
Giroud ia fut vetes, anulohet goli: tregon pikën e impaktit të topit
Milan nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 me Empolin në San Siro. Kuqezinjtë e Pioli mund të kishin fituar në fakt ndeshjen, sepse gjetën një gol në minutën e 89' me zëvendësuesin Olivier Giroud. Realizimi u bë i pavlefshëm, sepse u anulua nga VAR, për një prekje të topit me dorë nga sulmuesi. Francezi e futi topin në rrjetë pas një krosimi të Florenzi, por ishte pikërisht VAR që i mohoi gëzimin e golit. Topi u devijua të rrjetë nga krahu dhe jo koka e sulmuesit kuqezi. Lexo më tej: Milan rrezikon zonën Champions, Pioli bën indiferentin: “Skuadra është mirë, por topi nuk donte të hynte” Qendërsulmuesi francez tenton të shfajësohet me shokët e skuadrës, duke shpjeguar atë që ndodhi. Por edhe në këtë pikë ai dënoi veten, duke treguar pjesën e krahut ku topi shkoi të përplasej. Giroud tregoi pikën ku topi preku krahun e tij dhe nëse topi takoi vendin që francezi tregoi, rregullorja është e qartë dhe goli duhej anuluar. Në dhomën VAR janë të sigurt: prekja është me dorë dhe goli nuk lejohet. Siç duket tronditja për anulimin e një goli, që do ishte ai i fitores, e ka bërë francezin të jetë konfuz edhe në shfajësim. Një fund i hidhur për kuqezinjtë që e mbyllën ndeshjen pa shënuar.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI